Skuadra e Romës ka fituar ndaj Feyenoordit dje në ‘Air Albania’ me rezultatin 1:0, për t’u shpallur kampion në Conference League.
Mourinho ka fituar një tjetër trofe evropian dhe tashmë ka shkruar edhe historinë si trajner, shkruan GazetaBlic Sport.
Siç raporton Opta, falë suksesit të djeshëm, Jose Mourinho është bërë trajneri i dytë i cili ka fituar pesë tituj të mëdhenj evropianë pas Giovanni Trapattonit.
Special One gjeti sukses në Conference League, Ligën e Kampionëve (dy herë) dhe Kupën UEFA / Europa League (dy herë).
/GazetaBlic Sport


