Lajme

Masakër në Texas: 18 vjeçari sulm me armë zjarri, vriten 14 nxënës dhe një mësues, policia vret sulmuesin

05/25/2022 00:31
nga:Astrit Gashi

14 nxënës dhe një mësues janë vrarë pas një sulmi në një shkollë fillore në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Guvernatorit të Teksasit personi pas sulmit është një 18-vjeçar.

Guvernatori Greg Abbott thotë se i dyshuari ka vdekur dhe besohet se oficerët që u përgjigjen thirrjes e vranë atë.

Publikut iu kërkua të qëndronte larg ndërsa policia po heton vendin e krimit.