Lajme

Kryeministri i Holandës: “Nuk ka gjasa që Kievi të marrë menjëherë statusin e kandidatit, nuk do të ishte e drejtë ndaj Ballkanit

05/24/2022 18:21
nga:Astrit Gashi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky prej muajsh flet për nevojën që Kievi të marrë menjëherë statusin e kandidatit të Bashkimit Europian. Por një pas një, vijnë përgjigje pak entuziaste nga liderët e BE-së.

Pas Macron dhe Scholtz, tani vjen edhe qëndrimi i kryeministrit holandez, Mark Rutte.

“Nuk ka shumë mundësi që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat. Shumë vende nuk janë dakord sepse do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, që kanë pritur vite për të marrë statusin”, deklaroi holandezi, që shtoi se do të jetë Komisioni Evropian i pari që duhet të shprehet”, tha Rutte.

Por BE-ja sipas tij duhet t’i japë Kievit zyrtar një rrugëtim të qartë me hapa konkrete që duhen zbatuar para kandidimit.

Sipas tij, i njëjti rrugëtim duhet t’i ofrohet edhe vendit tjetër që ka kërkuar përshpejtim të statusit kandidat, Moldavisë së kërcënuar nga synimet e Kremlinit.