Edhe një shtresë e re asfalti po vendoset mbi atë që u vendos para disa ditësh në njëren korsi të magjistrales Prishtinë-Vushtrri, segmenti Lum Madh -Maxhunaj, ku ditë më parë ishte vendosur një shtresë asfalt.
Nga pamjet e sigurara nga portali VushtrriaOnline shihet se punëkryesi ka vënë në funksion makineritë ku po bëhet vendosja edhe e shtresës së re të asfaltit, që e çon afër përfundimit dhe të gatshëm për qarkullim këtë pjesë të magjistrales.


