Sporti

Skandal: Tifozët e Atleticos në kor ndaj portierit ukrainas të Realit: “Ti luan këtu, ndërsa vendi yt po qan”

05/10/2022 10:43
nga:L J

Lunin, portieri i Real Madridit, pati një shans për të mbrojtur portën e klubit të tij në derbin e qytetit kundër Atleticos.

Megjithatë, ukrainasi nuk do ta mbajë mend mirë atë ndeshje. Jo vetëm sepse pranoi gol për humbjen 1-0, por edhe për atë që duhej të dëgjonte nga tribuna e stadiumit të rivalit më të madh, përcjell GazetaBlic Sport.

Teksa lojtarët po bëheshin gati, lideri i tifozëve të Atleticos ka bërtitur disa herë përmes megafonit: “Tú aquí jugando y tu país llorando”, që do të thotë “Ti luan këtu, ndërsa vendi juaj po qan”.

Kjo brohoritje u kap nga mikrofonat e Movistar dhe i gjithë publiku spanjoll e dënoi këtë thirrje të ultrasve të Atletico.

Mediat e quajnë brohoritje skandaloze. Në të njëjtën mënyrë kanë reaguar edhe tifozë të shumtë të Atleticos, të cilët e kanë shoqëruar brohoritjen me fishkëllima.

/GazetaBlic Sport