Sporti

Ish lojtari i Manchester Cityt: Tifozët do të dëshironin që klubi ta fitojë Premierligën çdo vit

05/10/2022 09:07
nga:L J

Manchester City është eliminuar pas një ndeshjeje të çmendur me Real Madridin në Champions League, por pas dështimit të Liverpoolit në kampionatin anglez, skuadra e Pep Guardiolës ka një shans të madh për të fituar titullin në Angli.

Pasi City mundi Newcastle 5-0 në kampionat, ish-kapiteni e Manchester Cityt, Micah Richards dhe ish lojtari i Liverpool, Jamie Carragher, analizuan situatën në emisionin Sky Sports.

Carragher tha se sipas tij, nëse duhet të zgjedhë një trofe, është më mirë të fitojë Champions League sesa Premier League.

Carragher beson se Liga e Kampionëve është trofeu më i madh në futboll. Richards nuk u pajtua me të.

“Unë e kuptoj se cilësia në Ligën e Kampionëve është e madhe, por kampionati tregon një formë konstante pasi 38 ndeshje luhen këtë sezon. Tifozët e Manchester City do të dëshironin të fitonin titullin anglez çdo vit,” tha Richards.

/GazetaBlic Sport