Gati dy javë po bëhen kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte kërkuar raport të detajuar bashkërisht me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në lidhje me pretendimet se ai është i përfshirë në disa skandale, raporton Gazeta Blic.
Kërkesa e Vjosa Osmanit, mban datë 22 prill, por që ende nuk dihet nëse Martin Berishaj ka raportuar qoftë me shkrim qoftë fizikisht për të gjitha raportimet që janë bërë ndaj tij.
“Njoftojmë qytetarët se Presidentja tashmë ka kërkuar, në komunikim me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që nga Ambasadori Berishaj të kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni dhe po ashtu që Ambasadori Berishaj të thirret në Kosovë për të sqaruar situatën. Në ndërkohë, sapo të sqarohet situata, Presidentja, bashkërisht me MPJ-në, do të bëjnë vlerësimin lidhur me pozicionin e Ambasadorit ashtu siç e kanë bërë për çdo pozicion tjetër”, kjo a ka qenë kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për Martin Berishaj.
Por në rast se një kërkesë e tillë ka ndodhur siç ka kërkuar e para e shtetit ka ndodhur për këtë ka kërkuar përgjigje Gazeta Blic nga zyra për media dhe këshilltarët e presidentes Osmani .
Bekim Kupina këshilltar i Presidentes së Vjosa Osmani nuk ka kthyer përgjigje në disa pyetje që ka nisur redaksia në email të tij.
Në një deklaratë për media para se të kërkoj raport me shkrim nga Martin Berishajt, Vjosa Osmani kishte fajësuar mediat duke thënë se beson plotësisht në pafajësinë e Berishajt.

Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, e kanë mbrojtur edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që janë pjesë e lëvizjes vetëvendosje.
I vetmi që ka kërkuar shkarkimin tij, ka qenë Burim Meta nga Lista Guxo.
Për Berishajn është shkruar mjaftë shumë si në mediat sllovene ashtu edhe në mediat vendore, e ku njëri nga skandalet e tij si i përfshirë ka qenë edhe mosdeklarimi i pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Zyrtarë të kësaj të fundit para pak ditësh i kanë thënë gazeta Blic se kanë filluar hetimet ndaj ambasadorit Martin Berishaj, por njëjtë së paku zyrtarisht nuk ka vepruar Prokuroria e Shtetit, e ku zyrtarë të këtij organi ndjekës kanë thënë s “nuk mund të flasin për këtë rast”.
Konjufca flet për Martin Berishaj kërkon kujdes për gjuhen ndaj Robert Golob
Abelard Tahiri e quan ambasadorin Martin Berishaj “sekser” të Albin Kurtit


