Lajme

Abelard Tahiri e quan ambasadorin Martin Berishaj “sekser” të Albin Kurtit

04/22/2022 15:54
nga:Genita C

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se skandali financiar në të cilin dyshohet se është përfshirë ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj dhe një politikan opozitar slloven, Robert Golob, e bën të domosdoshme themelimin e Komisionit Hetimor.

Tahiri ka thënë se ky Komision do t’i zbardhë në detaje të gjitha skandalet e kësaj Qeverie.Tahiri e ka quajtur ambasadorin Martin Berishaj “sekser” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.