Lajme

Takimi i Kurtit me kancelarin gjerman – analisti Arben Ahmeti: Shansi i Kurtit që të përfundojë një proces që po na mban peng

05/04/2022 10:25
nga:N M

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zyrtarisht ka udhëtuar drejt Berlinit për t`u takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz, raporton Gazeta Blic.

Ai do të ketë një takim me kancelarin gjerman, ashtu siç do të ketë ky i fundit një takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Ftesa e kancelarit gjerman për Kurtin e Vuciqin, është përpjekje që të dy palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, meqë dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka kohë që ka ’ngecur’.

Pas takimit ndaras me Kurtin e Vuçiqin, Olaf Scholz do të dal në konferencë për media.

Por çka pritet të ndodh në këtë takim sipas analistit, Arben Ahmeti?

Sipas tij, ky takim do të definoj shumë gjëra në raport me Uashingtonin dhe marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Kryeministri Kurti e ka legjitimitetin popullor dhe shansin që ta përfundojë një proces që po na mban peng siç është dialogu. Uniteti, vendimmarrja dhe strategjia kombëtare janë ato që na duhen”, ka thënë ai.

Ia huq zyra e Kryeministrit, shkruan gabimisht mbiemrin e Kancelarit të Gjermanisë