Zyra e Kryeministrit me anë të një njoftimi për media ka qartësuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin, por me këtë rast ka bërë një gabim, pasi ja ka huqur mbiemrit të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, duke e “pagëzuar” me mbiemrin Shcolz.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin, Gjermani, ku do të ketë takim bilateral me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Shcolz”, shkruan në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.
Siç dihet, Kurti sot në orën 16.00 pritet të takohet me Scholzin, e pas përfundimit të takimit është paralajmëruar një konferencë e përbashkët për shtyp.


