Lajme

Humb një grua 64 vjeçare nga Prishtina, familjarët tregojnë si duket dhe cili ishte lokacioni i saj i fundit

05/03/2022 21:14
nga:Genita C

Në orët e mbërmjes së sotme është raportuar e humbur një grua e moshuar.

Sipas asaj çfarë kanë deklaruar të afërmit, bëhet fjalë për Kadire Kamberi 64 vjeçare, e cila që nga ora 18:00 ka humbur kontaktet me familjen.

Lokacioni i fundit i daljes është Bregu i Diellit.

Më poshtë ju sjellim njofitmin e plotë:

Përshëndetje të nderuar shoqni.
Kemi një lutje për juve të gjithëve kush mundet me pasë informata për një grua (Kadire Kamberi) që ka humbur sot (03.05.2022) rreth orës 18:00 dhe është e moshës 64 vjeçare. Herën e fundit ka qenë e veshur si në këtë foto. Lokacioni i fundit i daljes është Bregu i Diellit.
Na njoftoni në këtë numër 044 443 497 ose 044 175 618.
Ju faleminderit paraprakisht!