Lajme

Scholz: Sanksionet nuk do të hiqen përderisa Moska të mos arrijë një marrëveshje paqësore me Kievin

05/02/2022 22:25
nga:Astrit Gashi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës nuk do të hiqen, pëderisa Moska të mos arrijë një marrëveshje paqësore me Kievi dhe shtoi se i takon Ukrainës të vendosë se çfarë paqeje dëshiron, përcjellë GazetaBlic.

Në një intervistë për televizionin shtetëror gjerman, ZDF, Scholz tha se Putin ka llogaritur se mund të merr territor nga Ukraina, të shpallë fundin e armiqësive dhe se vendet perëndimore më pas do të shfuqizonin sanksionet.

“Ai nuk mendoi për të gjithë operacionin në Ukrainë. Ai nuk mendoi se Ukraina do të rezistonte ashtu. Ai nuk mendonte se ne do t’i mbështesim ata që të zgjasin rezistencën kaq gjatë. Ne nuk do t’i heqim sanksionet nëse ai nuk arrin një marrëveshje me Ukrainën, dhe ai nuk do të jetë në gjendje të imponojë paqe të diktuar”, tha Scholz, përcjellë GazetaBlic.

Scholz shtoi se nuk planifikon të vizitojë Kievin pas udhëtimit të planifikuar të presidentit Frank-Walter Steinmeier, i cili u anulua për shkak të kundërshtimeve të Ukrainës, pasi që Kievi ishte i mendimit se Steinmeier në të kaluarën ka qenë mbështetës i politikave të Kremlinit.