Lidhja Demokratike e Kosovës po mbanë punimet e Konventës Programore “Lidhja për të Ardhmen”, raporton Gazeta Blic.
Gjatë kësaj Konvente pa pasur deklarata të ndryshme të zyrtarëve të lartë të këtij subjekti politik duke nisur nga Kryetari i saj Lumir Abdixhiku, nënkryetarët e zyrtar të të tjerë të kësaj partie.
“Lidhja jonë me qytetarë është lidhje e domosdoshmërisë së fitores së madhe. Kjo lidhje e jona do të mbetet e së ardhmes së vet shtetit të Kosovës. LDK tashmë është në vitin e dytë ekzistencës së vet politike. Historia jonë është garancë e së ardhmes së shtetit tonë. Në krye të kësaj lidhje qëndron presidenti ynë Ibrahim Rugova”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku.
Ndërkohë nënkryetarja LDK Shqip Mjekiqi ka folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE për LDK-në, është aspiratë dhe domosdoshmëri”, ka thënë ajo.

Anëtarja Kryesisë Teuta Sahatqija ka thënë se Kosova përmes Lidhjes Demokratike e Kosovës do të rikthehet si partner i besueshëm me partnerët ndërkombëtar.
“Lidhja Demokratike e Kosovës do ta rikthej Kosovën si aktere aktive dhe partnere të besueshme mes miqve në skenën ndërkombëtare” tha Teuta Sahatçija.

Kujtim Shala ka folur më shumë rreth historikut të themelimit të LDK si lëvizje nacionale për liri dhe demokraci.
Sipas tij në rrafshin ideologjik, djathtizmi është vlerë dhe identitet politik i LDK-së.
“Ajo është e identifikueshme me nacional demokracinë në rrafshin e pikëpamjeve, dhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në rrafshin e veprimit politik, meqë LDK-ja u krijua si lëvizje nacionale për liri e demokraci; LDK në fillim ishte kryengritje politike e shqiptarëve të Kosovës e fundit të shekullit XX dhe promovuesja e barazisë së tipit djathtist që njeh dallimin; LDK sot është parti politike në kuptimin e parë të fjalës, por që, për të mirën e saj e të Kosovës, ka ruajtur elemente thelbësore të një lëvizjeje; kjo garanton fuqizimin e vullnetit të lirë të njerëzve të saj, si dhe garanton shtrirjen e saj përtej strukturave dhe anëtarëve të saj.Në rrafshin ideologjik, djathtizmi është vlerë dhe identitet politik i LDK-së”, tha Kujtim Shala.

Ndërkohë shefi i grupit parlemntar të LDK Arben Gashi ka thënë se LDK ka nisur definimin programit “Lidhja për të Ardhmen”
“LDK është krenare për trashëgiminë e saj të dinjitetshme si parti e qendrës së djathë, ndërsa sot po nisë defininim e programit “Lidhja për të Ardhmen”, deklaroi Gashi.



