Lajme

Shtetasi serb u ofroi ryshfet policëve në Klinë për të mos ia shqiptuar gjobën në trafik

04/21/2022 09:44
nga:N M

Është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Serbisë, për shkak se i njëjti i ka ofruar ryshfet policëve me qëllim që ata të mos ia shqiptonin gjobën për kundërvajtje.

I njëjti kishte tejkaluar shpejtësinë derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin.

Policia njofton përmes raportit se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Përfaqësuesi i Francës në OKB: Mbështes perspektivën evropiane të Kosovës