Lajme

Mimoza Kusari tha se opozita po kërkon komision hetimor në kohën kur në Ukrainë ka luftë, Demhasaj tallet keq me shefen e GP të VV-së

04/19/2022 14:57
nga:N M

Drejtori ekzekutiv i Organizatës Çohu, Arton Demhasaj, ka reaguar pas deklaratës së Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusarit-Lilës, e cila tha se opozita po kërkon Komision Hetimor në kohën kur po zhvillohet lufta Rusi-Ukrainë.

Demhasaj është tallur me këtë deklaratë të Kusari-Lilës, duke thënë se qe sa kohë pala ukrainase dhe ajo ruse po negociojnë për ta ndalur luftën e s’po munden, “ e ne vetëm e ndalim krijimin e komisionin hetimor për rrymën edhe po e ndalim luftën”.

“Qe sa kohe po negociojnë pala ukrainase dhe ruse për me ndal luftën ne Ukraine e s’po munden, e ne vetëm e ndalim krijimin e komisionin hetimor për rrymën edhe po e ndalim luftën….kjo si duket qenka lidhja gjeopolitike dhe gjeostrategjike e komisionit hetimor për rrymën me luftën ne Ukrainë… teze e mire studimi për teoricienët e shkencave politike!”, ka shkruar Demhasaj.

Kusari- Lila: Opozita në mënyrë të kundërligjshme u mundua të themeloj Komision Hetimor Parlamentar për Energjinë