Lajme

Kusari- Lila: Opozita në mënyrë të kundërligjshme u mundua të themeloj Komision Hetimor Parlamentar për Energjinë

04/19/2022 14:20
nga:Gazeta Blic

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media, raporton Gazeta Blic.

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari- Lila ka theksuar para gazetarëve se opozita në mënyrë të kundërligjshme është munduar të votojë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar.

“Grupi parlamentar i VV-së nuk lejoj që të hyjë në këtë shkelje për formimin e këtij komisioni”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.

Kusari- Lila tha se Vetëvendosje nuk do t’ia bëjë numrat opozitës për këtë komision i cili po tentohet të formohet në mënyrë të kundërligjshme.

Në anën tjetër, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka theksuar se partia e tij nuk do të marrë më pjesë në seanca plenare deri në formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë.

AAK merr vendim: Nuk shkojmë në Kuvend pa u themeluar Komision Hetimor për energji