“Propaganda dhe dezinformimi i Vjosa Osmanit në CNN vazhdon të destabilizojë gjithë Ballkanin Perëndimor, ka shkruar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke reaguar pas intervistën të cilën e dha presidentja e Kosovës për kanalin amerikan, CNN.
“Porositë e papërgjegjshme që ajo dërgoi, në një kohë kaq delikate për rajonin dhe botën, nuk po i ndihmojnë askujt”, shkroi Brnabiq në Twitter.
Brnabiq theksoi n se “porosi të tilla dërgohen nga ata që u mohojnë serbëve të drejtat themelore, përfshirë të drejtën e votës në zgjedhjet e fundit” dhe i quajti “autoritetet e vetëshpallura në Prishtinë kampione evropiane në rrezikimin e trashëgimisë kulturore të Serbisë”.
Propaganda and misinformation by Vjosa Osmani on @CNN’s platform continue to destabilize the whole Western Balkans. Irresponsible messaging during such a delicate time for the region and the world helps no one. ⬇️1/3https://t.co/INFQWUvIX9
— Ana Brnabic (@anabrnabic) April 15, 2022


