Gruaja nga Ferizaj ka raportuar në polici se disa persona dyshohet se e kanë dhunuar vajzën e saj të mitur me të meta psiqike.
Siç njofton policia, rasti po hetohet.
“Ferizaj 13.04.2022. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se dyshohet se persona të panjohur kanë dhunuar vajzën e sajë të mitur e cila është me të meta psiqike. Njësitet e hetuesisë janë duke punuar rreth rastit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


