Skuadra e Frankfurtit ka bërë befasinë më të madhe të viteve të fundit në futbollin evropian.
Eintracht Frankfurt ka fituar sonte ndaj Barcelonës në “Camp Nou” me rezultatin 2:3, për të siguruar një vend në gjysmëfinale të Europa League me rezultatin e përgjithshëm 3:4, shkruan GazetaBlic Sport.
Frankfurt shkoi në pushim me avantazh prej 0:2, falë golave të Kostic dhe Borre.
Kur të gjithë pritën që në pjesën e dytë të reagojë Barcelona, ekipi i Frankfurtit shënoi sërish. Ishte kroati, Filip Kostic, i cili realizoi për 0:3 pas 67 minutave lojë.
Krejt në fund, kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets dhe Memphis Depay realizuan për Barçën, por golat e tyre nuk mjaftuan.
Barça tashmë eliminohet nga Europa League, kurse Frankfurt avancon tutje.
/GazetaBlic Sport


