Sporti

Përfundojnë pjesët e para, Liverpool dhe Benfica shënojnë në “Anfield”, nuk ka gola në “Wanda Metropolitano”

04/13/2022 21:49
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Dy gola janë realizuar në sfidën mes Liverpool dhe Benficas në “Anfield”, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati pas 45 minutave është 1 me 1, me Konate që shënoi golin e avantazhit në minutën e 21-të, kurse Ramos barazoi në minutën e 32-të.

Momentalisht, rezultati nga të dyja ndeshjet është 4 me 2 në të mirë të skuadrës angleze.

Manchester City dhe Atletico Madridi po luajnë baraz në Spanjë. Rezultati atje është 0 me 0 pas 45 mintuave të parë. Manchester City kishte triumfuar me rezultat 1 me 0 në Angli.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/