Lajme

Ambasadori italian në Kosovë zhvillon takime për t’u siguruar se çdo gjë do jetë në rregull me 3 prill

03/31/2022 21:26
nga:Astrit Gashi

Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlen dhe komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari.

Përmes një njoftimi në Twitter të ambasadës italiane thuhet se në këto takime u diskutua për sigurinë dhe masat që duhet marrë në mënyrë që të shmangen incidente para zgjedhjeve të Serbisë.

“U diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë,programet dypalëshe dhe masat e marra për të shmangur incidentet para zgjedhjeve në Serbi. Ai përsëriti thirrjen që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionin”, thuhet ndër të tjera në njoftim.