Lajme

Zyrtari i lartë i AAK-së: Qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë qenë në gjendje më të rëndë sociale se sa sot

03/31/2022 12:32
nga:Q R

Zyrtari i lartë i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se përshkak të rritjes enorme të çmimeve bazë në Kosovë, qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë qenë në gjendje më të rëndë sociale se sa sot, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij, duhet të lejohet që qytetarët  t’i marrin paratë e tyre nga trusti, pasi që sipas tij, këta të fundit janë në hall.

“Qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë qenë në gjendje më të rëndë sociale se sa sot, kjo për shkak të rritjes enorme të çmimeve dhe të pagave që nuk janë rritur tash e sa vjet”, deklaron ai.

Postimi i plotë i tij:

Qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë qenë në gjendje më të rëndë sociale se sa sot, kjo për shkak të rritjes enorme të çmimeve dhe të pagave që nuk janë rritur tash e sa vjet!
Një numër jo i vogël i tyre, tashmë po i vuajn pasojat e varfërisë.
Prandaj lejoni njerëzit t’i marrin paratë e tyre nga trusti, sepse janë në hall!

Tahiri-Qeverisë: Ku është Ligji i Pagave, ku jeni fshehur