Sporti

Tifozët kosovarë “pushtojnë” Zvicrën, kënga shqipe jehon para hotelit të kombëtares

03/29/2022 16:25
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte luan ndaj kombëtares së Zvicrës me fillim nga ora 18:00 në Letzigrund të Zurichut.

Kosova dhe Zvicra takohen në ballafaqimin miqësor sonte me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Interesimi për këtë sfidë është mjaft i madh si nga ana e kosovarëve, ashtu edhe nga vendi mikpritës, që në këtë rast është Zvicra.

Tifozët kosovarë tashmë janë mbledhur para hotelit të kombëtares, atje ku po këndojnë këngën “Besa – Besë” dhe këngë të tjera motivuese.