Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot Tiranën dhe u shpreh se takimet me kryeministrin shqiptar janë gjithnjë të veçanta.
Abdixhiku përmes një postimi të fundit në rrjetin social “Facebook” u shpreh se Kosova që aspiron NATO-n, ka shumë për të marrë nga Shqipëria, shkruan GazetaBlic.
POSTIMI I PLOTË:
Sot, pas ftesës së Kryeministrit Rama, vizitova Tiranën. Takimet me Kryeministrin shqiptar janë gjithnjë të veçanta. Edhe ky i sotmi s’ishte më ndryshe.
Me Edin biseduam për bashkëpunimin ndërpartiak; për punët e partive tona përpara, por mbi të gjitha, biseduam për nevojën e domosdoshme për bashkërenditje të ngushtë të politikave mes dy shteteve – sidomos në periudhën e tanishme nëpër të cilën regjioni po kalon. Shqipëria, vend i NATO-s, më shumë se vend fqinj i yni, ka shumë për t’i dhënë Kosovës; e Kosova, vend që aspiron NATO-n, ka shumë për të marrë nga Shqipëria.
Prandaj, përfaqësuesit politik të dy shteteve e kanë për obligim patriotik që këtë komunikim e këtë relacion ta mirëmbajnë në nivelet më të larta, më të afërta e më të qarta.


