Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar viktima e 25 dhe 27 marsit të viteve 1999 në Krushë të Rahovecit.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se tri ditët e tmerrit janë dëshmi e egërsisë së pushtetit gjenocidial të Serbisë.
Osmani tutje thotë Krusha e Madhe, Krusha e Vogël dhe fshatrat përreth janë dëshmi për çmimin e lirisë dhe sakrificën, dhe se këto vende ngjallin dhimbje, pikëllim por edhe krenari.
“Krusha dhe i gjithë shteti i Kosovës do të jetojnë përherë me kujtimin për të gjithë ata që ranë për liri. Nuk do t`i harrojmë ata, por njësoj sikurse gratë e Krushës do të shikojmë kah e ardhmja dhe nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi.
Secila nga këto ditë deri në mes të qershorit, është e mbushur me dhimbje e krenari për popullin e Kosovës. Dje përkujtuam edhe të rënët në masakrën në Kotlinë të Kaçanikut, veprimtarët Latif Berisha e Agim Hajrizi (me familjarë) që u ekzekutuan më 24 mars në Mitrovicë si dhe avokatin e humanistin Bajram Kelmendin, i cili u ekzekutua mizorisht së bashku me dy djemtë e tij. Nesër, bëhen 23 vjet nga masakra e tmerrshme ndaj familjes Berisha në Suharekë, ku pushteti i atëhershëm serb dëshmoi qëllimin e vet shfarosës duke vrarë në mënyrën më brutale fëmijë, gra e të moshuar”, shkruan ajo.
Zyrtarët perëndimor apelojnë për përmbajtje gjatë protestave të sotme të serbëve në veri


