Lajme

Zyrtarët perëndimor apelojnë për përmbajtje gjatë protestave të sotme të serbëve në veri

03/25/2022 11:50
nga:Astrit Gashi

Kryesuesit e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe BE-së kanë lëshuar sot një kumtesë të përbashkët, në të cilën kanë shprehur brengën se protestat e sotme të serbëve në veri mund të eskalojnë në dhunë dhe në të cilën kanë apeluar për përmbajtje.

“Kryesuesit e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe BE-së kanë parasysh protestat e planifikuara për sot dhe shprehin brengën për shkak të rrezikut nga eskalimi apo dhuna. Qytetarët kanë të drejtë të mbledhën në mënyrë paqësore, e gjithashtu e kanë edhe përgjegjësinë që të sigurojnë se tubimet e tilla janë paqësore dhe nuk bëhen të dhunshme. Në mesin e vlerave tona të përbashkëta demokratike është edhe e drejta për tubime paqësore dhe e drejta që të dëgjohen zërat tonë, të drejta këto të cilat organet për sundimin e ligjit janë të detyruara tio respektojnë. Organet për sundimin e ligjit janë të obliguara për të ruajtur rendin publik dhe duhet ta bëjnë këtë duke respektuar parimet demokratike të lirisë së fjalës dhe të grumbullimit. Shtetet e Quntit dhe BE-ja ripërsërisin thirrjet e tyre drejtuar Kosovës dhe Serbisë që veprojnë me përmbajtje nga retorika apo veprimet, të cilat mund të shtojnë tensionet.