Kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 18:00.
“Dardanët” do të luajnë ndeshjen e parë nën urdhërat e trajnerit të ri, Alain Giresse, shkruan GazetaBlic Sport.
Arbër Zeneli dhe Bersant Celina janë mungesat e mëdha në formacionin e trajnerit francez, me Emir Sahitin që poashtu i’u shtua listës së mungesave.
Kombëtarja afrikane është në vendin e e 60-të me 1397.64 pikë në renditjen e fundit të FIFA-s dhe ka arritur deri në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës.
Kjo kombëtare barazoi me Etiopinë 1 me 1, pastaj triufmfoi pas penalltive ndaj Gabonit, kurse e mposhti me rezultat 1 me 0 Tunizinë. Ishte kampioni i Kupës së Afrikës, Senegali që e mposhti në gjysmëfinale, kurse u mposht edhe nga Kameruni pas penalltive, në ndeshjen për vendin e tretë.

/GazetaBlic Sport/


