Sporti

Drita e Llapi shkojnë tutje në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, eliminohen Ulpiana dhe Gjilani, derbi Ballkani-Prishtina në vazhdime

03/16/2022 15:00
nga:L J

Skuadra e Llapit ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pas fitores 2:0 ndaj Gjilanit.

Drilon Fazliu dhe Firmino kanë shënuar në këtë ndeshje për të mposhtur Gjilanin dhe dërguar ekipin e tyre në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen tjetër, Drita ka fituar me rezultat të pastër 3:0 ndaj Ulpianës.

Astrit Fazliu, Muharrem Jashari shënuan në këtë fitore  të ekipit të tyre.

Ndërkohë derbi Ballkani-Prishtina shkoi në vazhdime pasi rezultati final ishte 1:1.

/GazetaBlic Sport