Lajme

Dy muaj më parë u emëruar nga AKP zv/kryesues i Bordit në Brezovicë, Sasha Iliq bie në pranga të policisë

03/16/2022 14:52
nga:N M

Në aksionin e policisë së Kosovës në rastin “Brezovica 3” janë arrestuar dy persona, njëri doganier ndërsa tjetri nënkryetar i Bordit të Ski Center Brezovica.

Gazeta Blic ka mësuar nga burimet e saja se njëri nga të arrestuarit është Sasha Iliq, i cili vetëm dy muaj më parë ishte emëruar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit si zëvendës Kryesues i Bordit të Ri të Përkohshëm Menaxhues për NSH Inex Sharr Planina Brezovicë – Shtërpce.

Prokurori i shtetit të njoftimin për media ka dhënë detaje për aksionin e sotëm e ku përfundoi me arrestimi ne dy personave e ku njëri nga ta ëshët Sasha Iliq.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot kanë realizuar aksionin “Brezovica ” ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur shtatë (7) lokacione të ndryshme në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë dhe janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar.

Dy të arrestuarit me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Ndërkohë Agjencia Kosovare e Privatizimit dy muaj më parë kishte njoftuat se ka filluar punën Ndërmarrja Shoqërore “Brezovica”.
Sipas njoftimit, ishte emëruar edhe një Bord i Përkohshëm prej gjashtë anëtarëve.

“Më 13 janar 2022, Bordi i Drejtorëve i AKP-së emëroi Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues për NSH Inex Sharr Planina Brezovicë, Shtërpce, në përbërje të gjashtë anëtarëve. Kjo ndërmarrje me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së ishte vendosur më parë nën Administrim Direkt të AKP-së më 22 dhjetor 2020”, thuhej në njoftim.