Skuadra e Gjilanit ka publikuar një moment që ngjalli polemika sot gjatë derbit FC Drita – SC Gjilani.
Në pjesën e parë të ndeshjes, SC Gjilani kërkoi penallti kur Useini u pengua në zonë nga mesfushori i Dritës, Hamdi Namani, përcjell GazetaBlic Sport.
“Për të qenë i sinqertë, ne ende nuk e dimë se si nuk ishte kjo penallti”, shkruan SC Gjilani në rrjetin e tyre social, Facebook.
Më poshtë keni një video ironike-kreative të publikuar nga SC Gjilani në lidhje me këtë moment.
/GazetaBlic Sport


