Sporti

Ironizon futbollisti i Malishevës pas fitores ndaj Ballkanit: Fituam për ta bërë derbin më interesant!

03/09/2022 15:50
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Malisheva ka arritur fitore të madhe ndaj Ballkanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje në të cilën shkëlqyen futbollistët vendas, atje ku triumfuan me rezultat 2 me 0.  Pefqeli dhe Pira shënuan për fitoren e madhe të skuadrës së drejtuar nga Arsim Thaqi.

Futbollisti i kësaj skuadre, Hasan Hyseni bëri një postim interesant pas ndeshjes. Ai tha se kjo fitore ndaj Ballkanit ndodhi për ta bërë derbin e nesërm mes Dritës dhe Gjilanit më interesant.

/GazetaBlic Sport/