Lajme

Detaje të reja/ Plagosi me thikë nënën, Safie Sina vite më parë i kishte vrarë të atin 25-vjeçarit

03/07/2022 16:20
nga:Q R

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Kamëz ditën e sotme, ku 25-vjeçari Ajet Lleshi plagosi me thikë nënën e tij, Safie Sina 56-vjeç.

Nga informacionet paraprake mësohet se Safie Sina është divorcuar nga babai i 25-vjeçarit dhe është martuar për herë të dytë.

Ajo jetonte në qytetin e Kavajës, ku së fundmi kishte ardhur për vizitë tek nëna e saj. Teksa ishte duke shkuar për te e ëma e cila ndodhet në Institut, 56-vjeçarja është goditur me thikë në zonën e barkut nga i biri.

Mësohet se 56-vjeçarja vite më parë ka vrarë burrin e saj, babain e 25-vjeçarit dhe ka vuajtur dënimin me 9 vite burg.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në Kamëz ku Ajet Lleshi Sina banues në Burrel, ka goditur me thikë nënën e tij, Sofie Sina.

56-vjeçarja menjëherë u dërgua drejt spitalit, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

KFOR i përgjigjet Donika Gërvalles: Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për aeroplanët rusë