Sporti

Drejtori ekzekutiv i Premierligës flet rreth mundësisë së krijimit të Superligës Evropiane

03/03/2022 19:12
nga:E K

Richard Masters po ndihet i relaksuar përpara nisjes së pritshme të Super League 2.0 më vonë sot, duke vënë në dukje se më parë “mundi veten”.

Kryetari i Juventusit, Andrea Agnelli, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta janë ende në krye të një projekti të ri të Superligës, me propozimin e ri të vendosur për të adresuar disa nga shqetësimet e mëparshme të tifozëve, siç janë vendet e garantuara për klubet më të mëdha, përcjell GazetaBlic Sport.

Drejtori ekzekutiv i Premier League foli për mundësinë e realizimit të këtij projekti.

“Nuk jam i shqetësuar. Herën e kaluar zgjati vetëm 48 orë, ishte një projekt i menduar keq dhe dështoi. E mundi veten”, tha Richard Masters drejtori ekzekutiv i Premierligës.

/GazetaBlic Sport/