Lajme

Zelenzkyy: I jam mirënjohës çdo shteti që votoi pro, ju keni zgjedhur anën e duhur të historisë

03/02/2022 18:46
nga:Donika Fetahu

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, përmes një postimi në Twitter, ka falenderuar secilin shtet që ka votuar pro kërkesës së fortë ndaj Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmin tradhtar.

Ai u shpreh se të gjithë ata që kanë votuar pro miratimit të OKB, po zgjedhin anën e duhur të hsitorisë, transmeton GazetaBlic.

“1/2 lavdëroj miratimin nga GA #OKB me një shumicë të paprecedentë votash të rezolutës me një kërkesë të fortë ndaj Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmin tradhtar ndaj ??. I jam mirënjohës të gjithëve dhe çdo shteti që votoi pro. Ju keni zgjedhur anën e duhur të historisë”, ka shkruar Zelenskyy.