Sporti

Ish lojtari i Liverpoolit, Voronin: “Putin dëshiron të futet në histori, por si kriminel”

02/28/2022 23:51
nga:E K

Legjenda e futbollit ukrainas, Andriy Voronin, është ndihmësi i Sandro Schwarz-it te Dynamo e Moskës.

Ish-sulmuesi u largua nga Rusia menjëherë pas shpërthimit të luftës dhe bëri disa deklarata për Sport Bild.

“Kam katër ditë që jam sëmurë. Shumë keq. Kur shoh të gjitha fotot e tokës sime, kur shoh lajmet. Gjithçka më duket joreale , si në një film. Por një film horror. Nuk kam fjalë”, tha fillimisht Voronin, përcjell GazetaBlic Sport.

Cilat janë synimet e Putinit?

“Vetëm ai e di. Ndoshta ai thjesht dëshiron të futet në librat e historisë, por ai do jetë aty vetëm si kriminel“, deklaroi ish sulmuesi i Liverpoolit.

/GazetaBlic Sport/