Sporti

Lewandowski i lumtur me vendimin e Polonisë: Nuk mund ta imagjinoj të luaj në këtë moment ndaj Rusisë

02/26/2022 10:29
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë, Cezary Kulesza ka ardhur me reagimin e madh para disa minutave.

Ai tha se për shkak të përshkallëzimit të agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, kombëtarja polake nuk ka ndërmend të luajë ndeshjen play-off kundër Republikës së Rusië, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi i kësaj kombëtarje, Robert Lewandowski ka reaguar para disa minutave përsëri, duke thënë se nuk mund të luaj një ndeshje me Kombëtaren Ruse në një situatë kur agresioni i armatosur në Ukrainë vazhdon.

“Është vendimi i duhur! Nuk mund ta imagjinoj të luaj një ndeshje me Kombëtaren Ruse në një situatë kur agresioni i armatosur në Ukrainë vazhdon. Futbollistët dhe tifozët rusë nuk janë përgjegjës për këtë, por ne nuk mund të pretendojmë se asgjë nuk po ndodh”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/