Vasyl Kravets, 24 vjeç, është lojtar i Sporting Gijón dhe, në një intervistë me Radio Marca , tha se donte të shkonte në Ukrainë për të mbrojtur vendin nga pushtimi rus.
“Ne jemi në gjunjë, ata po vrasin njerëz të pafajshëm, po shkatërrojnë spitale… Është faji i Putinit. Nuk po flas për Rusinë, por për Vladimir Putin. Ukraina është një vend që thjesht dëshiron të jetojë në paqe, ne nuk duam luftëra, duam të jemi të qetë”, tha fillimisht ai, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë them të vërtetën: Unë dua të shkoj në luftë për të ndihmuar popullin tim dhe për të mbrojtur vendin tim. Por unë nuk di si të gjuaj me armë, nuk di si të lëviz në një skenar lufte. Nëse do ta dija, do të shkoja në rreshtin e parë, por dua të ndihmoj me çfarë të mundem”, tha mbrojtësi i djathtë i skuadrës spanjolle.


