Jakup Lecaj, që është njohës i komunitetit shqiptarë në Ukrainë ka thënë se shqiptarët në Ukrainë janë të përqendruar në katër vendbanime dhe nuk janë më shumë se 3 mijë sosh.
Lecaj ka thënë se nuk është e vërtetë që ka kërkesa nga shqiptarët dhe kosovarët për të luftuar në Ukrainë.
“Iu kam bërë thirrje edhe autoriteteve ukrainase të përgënjeshtrojnë lajmin se shqiptarët po shkojnë të luftojnë në Ukrainë”.
Lecaj dy ditë më parë kishte thënë se në Ukrainë situata nuk është e mirë por sipas tij luftë në këto rajone ka prej një kohe të gjatë.
Ai thotë se që në vitin 2011 kanë filluar ekseset e para ndëretnike në Ukrainë.
Më poshtë keni intervistën e tij.


