Skuadra e Prishtinës ka humbur sot ndaj Ballkanit me rezultatin 0:2 në “Zahir Pajaziti”, në ndeshjen e xhiros së 20’të të Superligës së Kosovës.
Ndeshje ishte mjaft interesante, por edhe e tensionuar, pasi kishte dy kartonë të kuq, ku fillimisht ishte ndëshkuar Lumbardh Dellova i Ballkanit e më pas Otto John i Prishtinës, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i njohur kosovar, tani edhe analist thotë se Genc Nuza gaboi sot tek rasti i kartonit të kuq të Otto John.
“Ka gabu që e ka dhënë kartonin e kuq, na pëlqej s’na pëlqej, 10-12 herë a sa ka qenë gjyqtari më i mirë në Kosovë – s’e ka prekë, Nuza nuk ia bën me qëllim”, tha Granit Begolli në Ekipin A në ATV.
/GazetaBlic Sport/


