Sporti

Milani kërkon marrëveshjen e madhe me futbollistin holandez, transferimi i tij pritet të finalizohet në verë

02/08/2022 09:32
nga:Mergim Rreci

Milani po përgatitet të bëjë një lëvizje verore për sulmuesin e Club Brugge.

Kuqezinjtë u takuan me agjentët e anësorit 22-vjeçar holandez në tetorin e vitit të kaluar për të marrë informacion konkret mbi koston e një marrëveshjeje të mundshme dhe konkurrencën e pranishme.

Në atë kohë ai vlerësohej rreth 25 milionë euro, por gjërat kanë ndryshuar pas afatit kalimtar të janarit, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, investimet e fundit të Club Brugge në Tajon Buchanan dhe Andreas Skov Olsen kërcënojnë pozicionin st artues të Lang në klub, dhe rrjedhimisht ai mund të shitet për një çmim më të ulët në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Kuqezinjtë po e ndjekin nga afër sulmuesin 22-vjeçar holandez dhe po nuhasin një marrëveshje të mundshme të verës, megjithëse ka të ngjarë që ata të përballen me konkurrencë nga e gjithë Evropa.

Lang ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 11 asistime në 23 ndeshje të ligës deri më tani këtë sezon. Ai gjithashtu dha një asist në humbjen 4-1 të Champions League ndaj Paris Saint-Germain.

/GazetaBlic Sport/