Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar me akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka kritikuar Kurtin për refuzimin e gazsjellësit amerikan, për punësime të familjarëve.
“Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Si do ta ndihmosh Kosovën z. Kurti?
– Në energji pengove e refuzove investimet dhe rrite çmimin
– Familjarët e anëtarëve të kabinetit tuaj, ministrave e deputetëve, nuk janë më për dasma, por për punësime e ngritje detyre në institucione
– Me militantët tu, në shpejtësi të paparë, kape bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve
– Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e “xhipave qeveritarë”. Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore.
Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?


