Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi ka reaguar pas aksionit të AKP dhe policisë së Kosovës në ndërmarrjen “Agro Kosova Holding” në Suharekë.
Sipas tij ka qenë i panevojshëm ndërhyrja me polici në kohën kur rrugët ligjor dhe kushtetuese ende nuk janë kryer.
Rukiqi vlerëson se një veprim i tillë do të krijoj një imazh të keq në të ardhmen për investitorët e huaj.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje :
Nderhyrja me polici, ne nje ndermarrje private, per me shume ne nje kompani qe eshte investim i huaj, tregon shume per klimen e investimeve ne vendin tone.
Ndermarrja ne fjale dhe investitoret duhet ta kene mundesine e mbrojtjes te investimit dhe prones ku kane investuar. Nderhyrjet arbitrare me polici, pa u shtjerr te gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjor, jane te papranueshme dhe mund te sherbejne si presedan, jashtezakonisht negativ, per te ardhmen. Keto veprime duhet te ndalen.
AKP konfirmon marrjen nën administrim të “Agrokosova Holding”, ka një mesazh për bujqit


