Policia e Kosovës, ka arrestuar kameramanin e Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, i cili ishte duke mbuluar Live ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërrmarrjes AgroKosova Holding kanë kundërshtuar lirimin e objektit.
Sipas gazetares e cila e poashtu është në vendin e ngjarjes, arrestimi ka ardhur pasi Selitaj ka kërkuar nga Policia që mos ta shtyjnë sepse rrezikohen edhe pajisjet e punës. “Tash po dalë vetë jashtë”, ka thënë Selitaj, por pjesëtarët e Policisë e kanë arrestuar ,e forcë dhe e kanë futur në veturë.
Sipas disa informatave, ai po merret në pyetje në stacionin e Policisë në Suharekë.
E gjithë ngjarja ka ndodhur deri sa Policia e Kosovës, me vendim të AKP-së, ka ndërhyrë për të marrë nën administrim ndërmarrjen “AgroKosova Holding”, pasi nuk ka përmbushur kushtet e privatizimit të ish-ndërmarrjes shoqërore “NBI Suhareka”.




