Lajme

45 vjeçari nga Hajvalia ka nevojë për ndihmë, jeton në kushte të mjerueshme së bashku me familjen gjashtë anëtarëshe

01/25/2022 13:02
nga:Y I

45 vjeçari nga Hajvalia, Milaim Xhaferi,  jeton në kushte të rënda ekonomike së bashku me familjen e tij gjashtë anëtarëshe.

Banesa në të cilën ai jeton është vërshuar nga ujërat e zeza dhe është jashtë funksionit për banim.

Fëmijët e tij të mitur nuk kanë vend ku të kalojnë ditët dhe netët dhe janë të detyruar të flejnë në dysheme, duke rrezikuar seriozisht shëndetin.

Xhaferi, i është drejtuar redaksisë së gazetës tonë dhe ka kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi.

I njëjti nuk është i aftë të punojë për shkak të problemeve në zemër që ka prej vitesh.

Ai ka kërkuar ushqim dhe veshmbathje për fëmijët, pasi situata i është rënduar në këto ditë të ftohta dimri.

Më poshtë i’u sjellim fotografi nga banesa e tij e cila është në gjendje të mjerueshme.

Kush ka mundësi të ndihmojë mund të kontaktojë në numrin më poshtë 045 654 658