Bordi i Radio Televizionit të Kosovës sapo ka marrë vendim për shkarkimin e Drejtorit Gjeneral të RTK-së, Ngadhnjim Kastratit.
Në vend të tij, Bordi i RTK-së, do ta emërojë ushtrues detyre të drejtorit, Shkumbin Ahmetxhekajn.
Gazeta Blic ka folur me vetë Ahmetxhekajn, i cili nuk e ka mohuar një gjë të tillë, ani pse ai thotë se ende nuk e ka marrë konfirmimin zyrtar.
”Bordi është ende në mbledhje. Emri im është përmendur, por ende nuk ka diçka zyrtare që më ka ardhur mua me shkrim. Te shohim çka po ndodhë”, tha Ahmetxhekaj për Gazeta Blic.
Ahmetxhekaj do të jetë ushtrues detyre i drejtorit, deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri, që pritet të bëhet përmes konkursit dhe procedurave që i parasheh rregullorja.
Në anëm tjetër vendimi për shkarkimin e Kastratit nga drejtori i RTK-së, është marrë pasi që Kastrati nuk ka pranuar të largojë punëtorë nga puna dhe nuk ia kanë aprovuar buxhetin.
Shkarkohet nga pozita e drejtorit të RTK-së Ngadhnjim Kastrati