Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas kërkesës së shteteve të QUINT-it që të mbahet referendumi serb në Kosovë.
Tahiri nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se këto shtete duhet të kërkojnë nga Serbia që ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj, e jo t’i bëjnë presion vendit tonë.
“Shtetet e Quint-it u desht te kerkojne nga Serbia qe ta heq Kosoven nga Kushtetuta e saj, dhe jo ti bejne presion Kosoves qe te lejoj mbajtjen e referendumit te Serbise ne Kosove”, shkroi ajo në Facebook.


