Sporti

Eksperti i transferimeve në Turqi tregon se a mund të rikthehet Vedat Muriqi tek Fenerbahce

01/05/2022 17:33
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi vazhdon të jetë pjesë e diskutimeve të mëdha tek mediat italiane e turke.

Sulmuesi kosovar me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Lazios, por e ardhmja e tij është ende e paqartë, shkruan GazetaBlic Sport.

Emri i tij është lidhur shumë me një rikthim tek skuadra e Fenerbahces, por një lajm tjetër i madh tregon se ai është edhe objektiv i rivalit të madh të kësaj skuadre, Galatasaray.

Media turke janë të ndara me shkrimet e tyre, me disa prej tyre që rikthimin e Muriqit tek Fenerbahce shohin si punë të kryer dhe me disa të tjera që kanë dyshimet e tyre.

Gazetari i njohur dhe eksperti i transferimeve në Turqi, Omer Celikbasli tha se shuma që po kërkon Lazio nuk mund të paguhet momentalisht nga Fenerbahce, por beson se ai do të huazohet me detyrim blerje në fund të edicionit.

Fenerbahce është e interesuar për Vedat Muriqin, por Lazio po kërkon 10 milionë euro për të. Megjithatë, pritet rikthimi i tij si huazim nëse ushtrohet opsioni i blerjes së detyruar prej 10 milionë euro. Fenerbahce aktualisht nuk ka një buxhet të tillë për ta paguar atë“, tha fillimisht Omer Celikbasli për GazetaBlic Sport.

Më pas i u pyet në lidhje me formën e sulmuesit tonë dhe se a do të mund të përsëriste shkëlqimin që kishte tek skuadra e madhe turke.

Forma është e rëndësishme pasi ai nuk ka luajtur shumë ndeshje në Lazion. Nëse ai ka ruajtur formën e tij, ai mund të vazhdojë të shënojë gola përsëri tek kjo skuadër“, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/