Sporti

Mbappe: Është një kënaqësi e madhe për mua që mund t’u them fëmijëve dhe miqve të mi se luaj me Messin

12/29/2021 10:15
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappé do të jetë lojtar i lirë brenda ditëve dhe do të jetë në gjendje të negociojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain.

Reprezentuesi francez pritet të përfundojë sezonin e tij në klub, megjithatë është shkruar shumë për transferimin e sulmuesit 21-vjeçar në Real Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.

Por tani për tani, madrilenët nuk janë gjë tjetër veçse një kundërshtar për t’u eliminuar në 1/16 e Champions League, tha lojtari në një intervistë për CNN.

Kam në mendje të fitoj ndeshjet ndaj Real Madrid në shkurt dhe mars, në Ligën e Kampionëve. Do të bëj gjithçka për të fituar këtë titull të madh, mendoj se e meritojnë edhe tifozët gjithashtu. Parisi është qyteti im, jam gati të fitoj gjithçka”, thekson Mbappé.

Sulmuesi 21-vjeçar theksoi se është një nder që mund të luaj përkrah Lionel Messit:

Është një kënaqësi e madhe për mua që mund t’u them fëmijëve dhe miqve të mi se luaj me Messin. Ne duhet të shijojmë ardhjen e tij në Paris. Ky është një moment i pabesueshëm në historinë e futbollit”, përfundon ai.