Lajme

Kurti për rezultatin e dobët në zgjedhjet lokale: Është dashur të fitojmë më shumë, por nuk ka përfunduar asgjë

12/16/2021 20:34
nga:Q R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rezultatin e dobët që ka pasur LVV-ja në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Blic.

Kurti ka theksuar se nuk janë të kënaqur me rezultatin zgjedhor dhe së është dashur të fitojnë më shumë, por sipas tij, nuk ka përfunduar asgjë.

“Nuk besoj që ka qenë e mundur të kemi kanidat më të denjë e më të mirë në balotazh se sa këtë 12 që i kishim. Gjitha humbjet dhëmbin, por nuk e konsiderojm që ka përfunduar asgjë, nuk jemi të kënaqur me rezultatin është dashur të fitojmë më shumë, jemi këtu ku jemi ndoshta edhe synimet tona kanë qenë më të larta se sa niveli organizativ”, ka thënë Kurti në KTV.

Përmbyllet procesi i certifikimit të zgjedhjeve lokale, kjo është harta e qeverisjes së komunave