Avokati Arianit Koci, ka treguar një sjellje të tmerrshme të një gjykatësje kosovare, por pa ia përmendur emrin, karshi një gruaje të dhunuar psiqike nga burri i saj, raporton Gazeta Blic.
Koci ka cituar fjalinë e gjykatëses e cila i thotë gruas: hajde bre mos e lodhni gjykatën. Mbledhi pondlat e ktheu te burri”.
Koci ka shtuar se problemi kryesor është mentaliteti primitiv, i cili është sistemuar si normë.
Shkrimi i plotë:
“A të ka rrehë burri.”
“Jo.”
“A të ka tradhëtu?”
“Nuk besoj, ama dhunë psiqike kam vazhdimisht. Po du m’u tranu.”
“Hajde bre, mos e lodhni gjykatën.
Mbledhi pondlat, e ktheu te burri.” – është buseda e gjykatëse, me një zonjë në proces të shkurorëzimit.
Siç po e shihni, gjuha seksiste është vetëm njëri prej problemeve në gjykata – dhe atë, jo më i vogli.
Problemi kryesor është mentaliteti primitiv, i cili është sistemu si normë. Si rregull.
Fatkeqësisht, edhe gratë (në këtë rast gjykatësja), janë pjesë e këtij mentaliteti.